Dështon për herë të 39-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 39-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shënuar dështimin e 39-të radhazi për konstituimin e legjislaturës së nëntë, pasi nuk arritën të bien dakord për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidaturës për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish nga subjektet parlamentare që nuk kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit që ta bëjnë këtë, por as kësaj here nuk pati propozime nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.

Nga 95 deputetë të pranishëm në sallë, 53 votuan në favor, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë një aktvendim të enjten, sipas të cilit legjislatura e nëntë ka afat njëmujor për konstituimin e plotë, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Ky afat përfundon më 26 korrik.

Pavarësisht përpjekjeve, Kuvendi vazhdon të mos jetë plotësisht i konstituuar për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike, veçanërisht për kandidaturën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e kryetarit, si dhe për mënyrën e votimit, nga votimi i hapur në atë të fshehtë.

Seanca e radhës do të mbahet më 1 korrik, në orën 11:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy