
Zëdhënësja e fushatës së PD, Floriana Garo i është përgjigjur kryemibnistrit Edi Ramës për programin për Energjinë të PS për 4 vitet e ardhshme.
Garo thotë se Rama sërish sjell shumë premtime boshe me vete, ndërsa thekson se e vetmja gjë që ka bërë në 8 vite me sektorin e energjisë ishte abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave. Ajo thekson se Shqipëria ka dështuar prej Ramës, dhe tashmë është koha për ndryshim.
Ata që nuk kanë pasur sukses për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse marrin 4 vjet të tjera. Rama i cili ka dështuar për 8 vite me rradhё dhe e ka penguar Shqipërinë nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumё nevojë. Sot Rama sjell me vete më shumë premtime boshe. E vetmja gjë që Rama ka bërë pёr sektorin e energjisë në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë – pёr t’ua dhёnё miqve tё tij. Ndërsa vende si yni arritёn tё kishin sukses, Shqipëria dështoi sepse pengohej nga Rama. Ёshtё koha për një ndryshim.



