
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar këtë të premte me shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, Altin Dumanin.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Kim përmes një postimi në “Twitter”, ku shkruan se i ka shprehur vlerësim për çështjet dhe procedimet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë.
Më tej ajo shton se SPAK do të japë edhe më shumë rezultate që do të tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.
“Unë takova Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, sot për të shprehur vlerësimin për çështjet dhe procedimet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë. SPAK do të japë më shumë dhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.”, shkruan Kim.



