Shënohet 67 vjetori i Shqipërisë në OKB

Shënohet 67 vjetori i Shqipërisë në OKB

Më 14 dhjetor të vitit 1955, Shqipëria u anëtarësua në këtë organizëm duke u bërë kështu vendi i 76-të anëtar i Organizatës. 

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, solli sot në vëmendjen ditën e sotme 67 vite më parë teksa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në mbledhjen e saj plenare të mbajtur në këtë datë, duke vepruar në bazë të rekomandimit të Këshillit të Sigurimit, mori në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë dhe vendosi ta pranonte si anëtare të organizatës, së bashku me 15 shtete të tjera.

Ky vendim iu komunikua qeverisë shqiptare zyrtarisht më 15 dhjetor, ndërsa tri ditë më vonë, u zgjodh delegacioni zyrtar i Shqipërisë në sesionin e dhjetë të Asamblesë së Përgjithshme.

Kjo ndodhi ktheu një faqe të re në historinë e politikës së jashtme të vendit. Fill pas anëtarësimit, Shqipëria mori pjesë aktivisht në punimet e organeve dhe të agjencive të specializuara të organizatës, duke iu përmbajtur parimit të zgjidhjes së problemeve ndërkombëtare me mjete paqësore.

Drejtoria e Arkivave ka postuar sot një letër të Çekrezit (viti 1946) drejtuar delegacionit shqiptar në OKB mbi qëndrimin e qeverisë amerikane për pranimin e Shqipërisë.

 Bashkëngjitur, vendimi i Këshillit të Ministrave (1956), mbi përbërjen e delegacionit shqiptar në OKB.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy