Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, deklaroi se policia do të garantojë rendin dhe sigurinë gjatë protestës së sotme të opozitës, edhe pse nuk ka dhënë aprovimin për mbajtjen e saj.
Në konferencën e sotme për mediat, ministrja tha se policia nuk jep aprovim për t’u kryer një protestë e cila dy herët e fundit ka qenë me dhunë dhe ku ende bëhet thirrje për t’u mbledhur në protestë të dhunshme.
Policia e Shtetit nuk ka dhënë leje për ushtrimin e protestës. Nëse është vënë në dijeni, i ka kthyer përgjigje duke thënë që nuk merr përsipër për të siguruar protestën. E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese. Këtë ka dashur të thotë policia.
Do të jetë aty të garantojë sigurinë, por nuk jep aprovime për kryerje të një proteste të tillë. Policia e Shtetit nuk jep aprovim për atë që do të kryhet, nga ana tjetër do të kryejë detyrat e saj funksionale.
Do të jetë aty si çdo ditë për të garantuar rendin dhe sigurinë, ama nuk jep aprovim për t’u kryer një protestë e cila dy herët e fundit ka qenë me dhunë, dhe ende bëhet thirrje për të ardhur dhe për t’u mbledhur në protestë të dhunshme.



