
Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në Mcn Tv se duhen dalluar socialistët nga rilindasit. Hoxha u shpreh që socialistët janë sot në siklet sepse duhet të mbajnë mbi shpinë rilindasit, që kanë marrë votat e tyre dhe kanë qeverisur. Hoxha shtoi se drejtorët e bashkisë që po hetohen për aferën “5 D” nuk kanë qenë e Partisë Socialiste, por i ka rekrutuar Veliaj.
"PS dhe socialistët janë një gjë tjetër dhe Rilindja dhe rilindasit janë një gjë tjetër. Sa herë afrohet fushata, fillojnë edhe flasin për socialistët, sa mbarojnë zgjedhjet s’kishte më për socialistët. Si ka mundësi që asnjë nga këta drejtorët s’ishte i PS. Socialistët sjellin në pushtet Rilindasit, dhe rilindasit kur vijnë në pushtet sjellin këto probleme. Socialistët sot janë në siklet se duhet të mbajnë mbi shpinë rilindasit që kanë marrë votat e tyre dhe kanë qeverisur. Kundërshtarët e vetëm të PS janë rilindasit, rilindasit e rinj. Kur ndahen paratë partia nuk ekziston, kur duhen votat i kërkohet partisë. Ai mitingu në Athinë ishte i jashtëzakonshëm, e vetmja gjë që e prishi ishin këta patronazhistët, që donin ta shisnin si sukses të tyre.
U mundova të shikoja nga ajri atë dreq inceneratori dhe vetëm varrezat e Sharrës ishin zgjeruar! Problemi është që këto që po heton SPAK-u do shkojnë në GJKKO dhe sa të japë vendim GJKKO, mbaruan zgjedhjet e 2025-ës, por mori mandatin tjetër ai ka mbaruar punë. Problemi është çfarë instrumente ka PS për vetëpastrim? Me këta do hyjë në fushatë?! Këta e bënin fushatën e kaluar. Kur lëviz partia në zona ne e kemi parë se çfarë ndodh. Ne e dimë kush i kam marrë paratë. Në qytet kishte eufori vetëm nga fakti që Veliaj po shkonte në SPAK. Veliaj s’ishte nga PS, ishte te G99. Këta drejtorët i futi Veliaj aty, s’i mbaj mend te PS”.



