Dita Kombëtare e Diasporës sjell KKD në Shqipëri (FOTO)

Dita Kombëtare e Diasporës sjell KKD në Shqipëri (FOTO)

Sot, më 18 dhjetor është Dita Kombëtare e Diasporës në Shqipëri.

Në kuadër të kësaj dite u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Koordinues të Diasporës, i cili është i përbërë nga përfaqësues të komuniteteve shqiptare jashtë vendit.

Të pranishëm ishin anëtarët e Këshillit Koordinues, kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, ministrja e Arsimit Besa Shahini, Ministrja e Kulturës Elva Margariti, Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli etj.

Mbledhja u hap nga Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, i cili në fjalën e tij, falënderoi anëtarët e Këshillit për kontributin e deritanishëm.

Majko theksoi se Këshilli Koordinues i Diasporës është një strukturë e re, e cila funksionon për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar dhe synon mbrojtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me Diasporën shqiptare.
“Diaspora shqiptare jep një kontribut me rëndësi në zhvillimin e vendit të origjinës në të gjitha fushat, përfshirë arsimin, kulturën dhe ekonominë”, u shpreh ai.

Mbledhja u drejtua nga anëtari i Këshillit, z. Mark Gjonaj, përfaqësues i komunitetit shqiptar në SHBA, i cili u ndal tek rëndësia e Diasporës shqiptare në fusha të ndryshme të vendit dhe angazhimin që duhet të kenë anëtarët e këtij Këshilli në forcimin e marrëdhënieve të Diasporës me institucionet shtetërore shqiptare.

Takimi vijoi me përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta dhe Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, të cilët theksuan rolin e Diasporës si thesar i çmuar i Shqipërisë dhe solidaritetin dhe kontributin e saj me familjet e prekura nga tërmeti.

I pranishëm në takim ishte edhe Drejtuesi i Operacionit të Emergjencës rreth situatës së pas tërmetit, z. Bledi Çuçi, i cili bëri një përmbledhje të shkurtër të menaxhimit të situatës pas tërmetit në Shqipëri, përfshirë shpëtimin, trajtimin shëndetësor, strehimin e qytetarëve dhe vlerësimin e dëmeve.

Anëtarët e Këshillit miratuan Rregullorja e Këshillit, e cila parashikon edhe zgjedhjen e drejtuesve të tij.
Anëtarët zgjodhën si kryetar z. Mark Gjonaj, nënkryetare znj. Anila Hyka Smorgrav si dhe sekretare znj. Adriana Fishta-Bejko.

Kryetari, z. Gjonaj është përfaqësues i Diasporës shqiptare në SHBA dhe mban postin e këshilltarit në Këshillin e Bashkisë së Nju-Jorkut. Nënkryetarja, Znj. Smorgrav, profesioniste në fushën e IT-së dhe telekomit, përfaqëson Diasporën shqiptare në Francë. Ndërkohë sekretarja e Këshillit, znj. Fishta-Bejko është mësimdhënëse, autore dhe studiuese shkencore në Kanada.

Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës janë:

Mark Gjonaj - SHBA

Visar Tasimi - SHBA

Esmeralda Mosko - SHBA

Adriana Fishta-Bejko Bejko - Kanada

Ardian Radovicka - Kanada

Lazim Destani - Gjermani

Sokrat Sinaj - Zvicër

Ardian Lekaj - Holandë

Rosario Peta - Itali

Anila Smorgrav - Francë

Gazment Kapllani - Greqi

Namik Shabi - Turqi

Bashkim Bekiri - Australi

Brikena Muharremi - Britani e Madhe

Endri Hatillari - Britani e Madhe

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy