Opozita akuzon qeverinë për lidhjet me grupin kriminal të "Bajra", reagon Rama dhe Bushati

Opozita akuzon qeverinë për lidhjet me grupin kriminal të "Bajra", reagon Rama dhe Bushati

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati reagon ndaj akuzave të opozitës se ka lidhje me grupin kriminal të "Bajra" të shkatërruar pas një hetimi 6 mujor.

"Sot është një ditë e mirë për #Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin. Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm. #eGjithëVëmendjaShkodranëve".

Në një reagim në “Facebook” kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka nënvizoi deklaratën e policisë për përgjimet dhe pyet nëse në ndonjë përgjim ka dalë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Nënkryetari i PD vë në dyshim edhe përgjimet e tjera. 

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" i bën thirrje autoriteve ligjzbatuese të Belgjikes dhe Hollandes të bëjnë publike lidhjen e ngushte te drejtuesve te kesaj bande, komunikimet direkte te tyre (tabulatet) me kreun e meduzes, Edvin Kristaq Rama, Ditmir Sulejman Bushatin, Luan Harushen, drejtues kryesor te policise, prokurorise dhe gjykatave ne Shkoder dhe Tirane, udheheqes dhe protektor te bandes se Bajrajve, krimit shqiptar dhe nderkombetar.

Por kryeministri Edi Rama përgëzon policinë për shkatërrimin e grupit kriminala "Bajri". Përmes një statusi në Twitter Rama shkruan Policia e Shtetit foli me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit.

Kryeministri paralajmëron se operacioni “Forca e Ligjit” po përshkallëzohet.

"Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit.Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit. Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë.

Forca e Ligjit po përshkallëzohet."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy