Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shprehu falënderimet më të ndjera dhe mirënjohjen më të thellë në emër të gjithë shqiptarëve për këtë vendim të rëndësishëm të Papa Françeskut dhe Selisë së Shenjtë.
“Ky autorizim për Kongregacionin për Kauzën e Shenjtorëve nuk na lumturon vetëm ne shqiptarëve, por të gjithë botën mbarë, e veçanërisht ata që e kanë ndjerë mrekullinë, mirësinë dhe dashurinë e saj”, vuri në dukje kreu i Shtetit shqiptar.
Ndërkaq Kryeministri Edi Rama, në një postim në adresën e tij zyrtare në facebook u shpreh: “Lajm emocionues nga Vatikani: Nene Terezës i është njohur nga Papa mrekullia e dytë e një shërimi të pamundur që i jep asaj shenjtërimin!”.



