Rama ironizon një nga pyetjet e LSI: Më e lartë se niveli im, ta shpjegojë Akademia e Shkencave para se…

Rama ironizon një nga pyetjet e LSI: Më e lartë se niveli im, ta shpjegojë Akademia e Shkencave para se…

Kryeministri Edi Rama që në nisje të fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, ku po u përgjigjet 19 pyetjeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke nxjerr në pah edhe programin e qeverisë, nuk është kursyer me ironitë.

Teksa lexoi një nga pyetjet, “Çfarë mund të ketë më të rëndësishme nga uji për qytetarët?”, kreu i qeverisë e ironizoi atë, ndërsa shtoi se ishte diçka mbi nivelin e tij. Mes të tjerash ai iu rikthyer sërish çështjes së Akademisë së Shkencave, që sipas tij para se ajo të shkrihej, duhej t’i jepte shpjegim kësaj pyetjeje.

“Kjo është një pyetje më e lartë se niveli im, por duhet të ndërhynte siç duket Akademia e Shkencave para se të reformohej që të shpjegonte këtë pyetje të hartuar në emocion e sipër”, tha Rama.

Por mes pyetjeve të grupit parlamentar të LSI-së drejtuar kryeministrit Edi Rama për të shpalosur në këtë mënyrë edhe platformën e qeverisë, ishte dhe fakti nëse do të ketë largime nga administrata për këtë mandat të ri.

Kreu i qeverisë pohoi nga foltorja e Kuvendit se administrata për qeverinë është një aset, duke nënvizuar faktin se pjesa më e madhe e saj është e shëndetshme.

“Përsa i përket largimeve nga puna, administrata për me është një aset. Pa diskutim pjesa më e shëndetshme e administratës është më e madhe se ajo e kalbur. Do të ketë një vëmendje të posaçme për të ruajtur çdo aset me vlerë në administratën tonë’, tha Rama, duke shuar kështu zërat për largime nga puna, që lidhen me bindjet politike.

Rama nuk e kurseu ironinë gjatë përgjigjeve që iu jepte deputetëve të LSI-së për pyetjet në lidhje me programin e katërvjeçarit të ardhshëm.

Pyetjes se: “A do vijojë Shëndetësia falas, ai iu përgjigj duke i kujtuar bashkëqeverisjen. “Ne s’jemi bërë pishman që qeverisëm bashkë 4 vjet, jo për këtë shërbim kaq të lartë të Shëndetësisë falas”,- tha Rama.

Ndërsa për pyetjen e çarjes së tubacioneve të ujërave të zeza gjatë sezonit turistik në Sarandë e Himarë, Rama tha se kërkonte një “dell profetik”.

Ai shtoi se: “Nëse do çahen apo jo tubacionet në Sarandë, Ksamil etje, ku zbatimi i projektit është kontraktuar, financohet dhe subvencionohet nga Komisioni Europian, për këtë hidhni fall”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy