
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr dinarin serb, duke e konsideruar këtë një të drejtë kushtuetuese të Prishtinës.
Megjithatë Rama vë në dukje se qeveria e Kosovës duhet të koordinohet me aleatët.
“Ndërsa të gjithë pajtohemi që Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, ka thënë Rama në një postim në platformën "X".



