Balla: Tahiri pa imunitet, tani flet vetëm drejtësia

Balla: Tahiri pa imunitet, tani flet vetëm drejtësia

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla reagoi sot nga Elbasani në lidhje me çështjen “Tahiri”. Tashmë që Tahiri është pa mandat, tha Balla, askujt nuk i takon të flasë, përveç drejtësisë.

E gjithë kjo zhurmë e madhe në gjithë këto gjashtë muaj se gjoja imuniteti i Tahiri po pengonte hetimin e plotë të kësaj çështje. Sot Tahiri nuk është më as me imunitet dhe as me mandat dhe sigurisht drejtësia do të bëjë punën e saj. Ndërkohë që të gjithë gojëprishurit e opozitës, nga maçoku Sali tek dhelpra Monikë, por edhe tek gënjeshtari Lulzim duhet të heshtin e të lënë të flasë drejtësia deri në çuarjen në fund të kësaj çështje", deklaroi Balla.

Sipas tij, kjo është një çështje personale e Tahirit, e cila duhet hetuar vetëm nga drejtësia. “Askush tjetër nuk duhet të flasë më për këtë hetim të momentit sa kohë që ajo që u tha, që paska qenë vendimi i Kuvendit i cili ka penguar hetimin e plotë të kësaj çështje, dhe kjo çështje është sqaruar prej ditës së parë sepse edhe ai ka qenë një vendim për të standartizuar një proceduarë kuvendore, tani jemi në një fazë krejtësisht të re që politika nuk do të flasë më, por do të flasi drejtësia”, theksoi Balla.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy