
Nga studio e MCN Live, politologu Ilir Kalemaj ka komentuar lidhur me Partinë Demokratike e cila mbeti jashtë PPE.
Ai deklaroi se roli i kësaj organizate është po aq përcaktues sa dhe vendimi i gjykatës, ndërsa theksoi se ajo që kërkon PPE është zgjidhja e ngërçit në PD dhe bashkimi i saj.
Mendoj se ajo që paralajmëroi deputeti gjerman ishte penaliteti i heqjes së votës për delegatët dhe kjo tregon se ka diçka për të korrigjuar në këtë mes. Mesazhin PPE e dha fare hapur, tre të ftuarit janë ftuar për pozicionet e tyre jo si funksione partiake. PPE kërkon zgjidhjen brenda PD të ngërçit, ata duan bashkimin. Interesante është fakti që Lulzim Basha dhe Gerti Bogdani janë në Roterdam këto ditë, duhen parë secili prej këtyre 5 individëve është duke komunikuar një mesazh të caktuar dhe është duke marrë një mesazh të caktuar. Është interesante se çfarë mesazhi kanë marrë dhe cila do të jetë e ardhmja e PD.
Lidhur me zgjedhjet në PD dhe se çfarë nxorën ato në pah, Kalemaj u shpreh se procesin e Rithemelimin e nisi Berisha dhe sipas tij kjo për të ruajtur pozitat dhe interesat e tyre personale.
I pari që nisi procesin e Rithemelimin ishte Berisha dhe më i qarti me atë që donte të arrinte dhe rezultoi në rikthimin e tij në krye të PD. Ata që e ndoqën Berishën pas ishin aktor racionalë gjithashtu. Të gjitha fjalët interesante si lejimi i fraksione etj etj për fjalorin politik rezultuan të mos ishin arsyeja kryesore, sepse shumica ju bashkëngjit për interesat e tyre personale dhe disa për të ruajtur pozicionet e tyre.



