Sekretari i PD për pushtetin vendor, Ylli Asllani, e cilëson farsë punën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Socialisti Baftjar Zeqo sqaroi se propozimi i PD me 94 njësi nuk u pranua pasi bashkitë e vogla nuk mbledhin dot të ardhura, ndërsa demokrati Saimir Korreshi deklaroi se PD do fitojë 35 bashki në zgjedhjet vendore.



