
Orari i votimit në Referendumin e PD është shtyrë. Anëtarët e PD që nuk kanë mundur të votojnë do të kenë mundësinë t’u drejtohen qendrave të votimit deri në orën 18.00.
Komisioni i Organizimit të Kontrollit dhe Operacioneve Elektorale ka bërë të ditur lajmin, ndërsa shtohet se nëse edhe pas orës 18.00 do të ketë fluks nëpër qendra, procesi i votimit do të vijojë “deri sa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i PD.”
Ndërkohë, Komisioni i Rithemelimit ka bërë raportimin për pjesëmarrjen e votuese deri në orën 15.00.
Numri i votuesve vijon si më poshtë, sipas Komisionit:
Shkodër: 3,660
Lezhë: 2,670
Kukës: 1,550
Diëer: 1,529
Durrës: 4,840
Tiranë: 7,536
Elbasan: 2,796
Berat: 893
Korçë: 2,655
Fier: 3,415
Gjirokastër: 1,288
Vlorë: 1,273



