Pas një shkëputje disa javore, Lulzim Basha është rikthyer në daljet publike duke paralajmëruar padi në SPAK për çështjen e mbetjeve toksike të KURUM. Basha sulmoi ish-shefin e tij Sali Berisha dhe ish-bashkëpunëtorët Bardhi e Alibeaj, ndërsa dha garanci se do të futet në zgjedhjet e 2025, me forcë të re politike ose në koalicion me parti të tjera.



