Nikolla pas takimit me ambasadorin Soreca: Integrimi europian, në krye të axhendës së Kuvendit

Nikolla pas takimit me ambasadorin Soreca: Integrimi europian, në krye të axhendës së Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka pritur sot ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.

Ky i fundit i uroi Nikollës suksese në detyrën e lartë dhe shprehu vullnetin e Delegacionit të BE-së në Tiranë për të vazhduar e zgjeruar bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë.

Nikolla, i shprehu mirënjohje ambasadorit për urimet dhe shprehu siguri për rritjen e bashkëpunimit me Delegacionin e Bashkimit Europian.

“Unë jam e përkushtuar për të krijuar një klimë të re bashkëpunimi e komunikimi në Kuvendin e Shqipërisë. Integrimi evropian do të jetë në krye të agjendës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë legjislaturës së re”.

Gjithashtu kryetarja e re e Kuvendit, tha se beson që do të ketë dhe bashkëpunimin e opozitës  dhe “unë do të jem lehtësuesja e dialogut dhe komunikimit në Kuvend”.

Ambasadori Soreca shprehu kënaqësinë që Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga një zonjë dhe nënvizoi se Delegacioni i BE-së ka besim në eksperiencën, reputacionin, kredibilitetin dhe vullnetin Tuaj politik.

Teksa deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave, Soreca theksoi se Delegacioni i BE-së në Shqipëri do të kontribuojë që Tryeza e Parë Ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt.

“Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave. BE është shumë e vendosur për fillimin e tyre dhe Delegacioni do të kontribuojë që Tryeza e Parë Ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt”, bëri me dije ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy