Deputeti demokrat Saimir Korreshi thotë se opozita nuk gjen një kandidat më hajdut se Erion Veliaj për të garuar për bashkinë e Tiranës.
Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se edhe ndaj kandidates socialiste Ogerta Manastirliu rëndojnë 5 kallëzime.
Ne nuk mund të gjejmë dot një kandidat hajdut si Veliaj dhe as një njëri që ka 5 apo më shumë kallëzime në SPAK si Ogerta Manastirliu.
Emrat që qarkullojnë janë Jorida Tabaku, Ilir Alimehmeti, e para që janë nga Tirana, me integritet të artë shoqëror, nuk kanë çështje në SPAK, treguan që më në fund kanë të dy vota.
kanë treguar që kanë vota dhe qytetarët e Tiranës i pëlqejnë. Dhe Belind Këlliçi nuk ka qenë kandidat më pak i kuotuar se Veliaj.
Nuk ka garë për emrin, por me presionin mbi jetën, mbi ekonominë.
Sa i takon shkarkimit të Erion Veliajt dhe çështjes gjyqësore ndaj tij, ai deklaroi se ka pasur ndikim të fuqishëm dhe mund të intimidonte dëshmitarët.



