Berisha: Duhet rezolutë ku të dënohen qëndrimet e dyshimta të Ramës, shkon në lidhje të forta me Rusinë

Berisha: Duhet rezolutë ku të dënohen qëndrimet e dyshimta të Ramës, shkon në lidhje të forta me Rusinë

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se duhet rezolutë ku të dënohen qëndrimet e dyshimta të Edi Ramës, për të cilin tha se duket se shkon në lidhje të forta familjare më Rusinë.

Nga foltorja e Kuvendit ai tha se për çdo shqiptar është e qartë se Edi Rama, fillimisht nuk guxoi të vendosë bllokimin e turistëve rusë në Shqipëri dhe këtu erdhën me qindra e mijëra vrasës të fëmijëve, grave, burrave ukrainas për të pushuar në plazhet tona dhe për t’u kthyer si kasapë në fushëbetejat e vendit që po luftonte për liri.

Edi Rama ndoqi projektet e serbomadhisë dhe rusomadhisë pasi është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që mbrojti mosrespektimin e sanksioneve nga Beogradi, qëndrimin e Serbisë si një prapavijë direkte te Serbisë, çka përbënte një rrezik të madh.

Edi Rama promovoi me të gjithë verbërinë e tij politike, projektin e serbomadhisë të Ballkanit të Hapur.

Në këtë kontekst, duhet një rezolutë që krahas përcaktimit të qëndrimeve të qarta të Shqipërisë ndaj agresionit barbar rus ndaj një vendi të lirë, duhet një rezolutë ku të dënohen të gjitha qëndrimet tepër të dyshimta të Edi Ramës, që duket se shkon në lidhje të forta familjare më Rusinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy