Zgjedhjet në Serbi/ Këshilli i Ambasadorëve thirrje shqiptarëve në Luginë të Preshevës që të marrin pjesë masovisht në votime

Zgjedhjet në Serbi/ Këshilli i Ambasadorëve thirrje shqiptarëve në Luginë të Preshevës që të marrin pjesë masovisht në votime

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi mbahen nesër, ndërkaq shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista, ajo e Shaip Kamberit dhe Shqiprim Arifit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, më 17 dhjetor 2023, është një moment i rëndësishëm që ka nevojë për vlerësim nga shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Këshilli i Ambasadorëve i bën thirrje faktorit politik shqiptar që të merr pjesë në zgjedhje, gjersa thekson se politikat diskriminuese shtetërore nga institucionet serbe janë ende të pranishme.

Edhe në vizitën e tyre në Luginë, delegacioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë konfirmoi:

Mungesë e zhvillimit dhe perspektivës ekonomike;

Pengesa të panumërta në punësimin e shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale;

Mosnjohja e diplomave të studentëve shqiptarë;

Pengesat në përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në mbrojtjen e identitetit dhe përdorimin e simboleve kombëtare;

Vazhdim i politikës dhe metodave absurde të çregjistrimit dhe pasivizimit të adresave të shqiptarëve vendas etj.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon votuesit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për pjesëmarrje sa më të madhe në këto zgjedhje, me synim ruajtjen e përfaqësimit në Kuvendin e Serbisë, për ndërgjegjësimin e faktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë për pozitën e shqiptarëve në Serbi, duke insistuar në realizimin e kërkesave të shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave ligjore të njohura ndërkombëtarisht për pakicat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy