Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët. Së shpejti takimi mes Kosovës e Serbisë

Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët. Së shpejti takimi mes Kosovës e Serbisë

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, sot në Prishtinë ka thënë se Ura e Ibrit duhet të hapet, mirëpo në koordinim me aleatët ndërkombëtar.

“Biseduam se sa progres është arritur nga takimet e fundit. Diskutuam çështjen e Urës së Ibrit dhe hapjen e saj për transport. Qëndrimi i BE-së është i mirënjohur, por po e përsëris… duhet të hapet, por hapja duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

I dërguari i BE-së tha tutje se me Bislimin kanë diskutuar edhe për takimin në Bruksel që pritet të mbahet në ditët në vijim në mes të kryenegociatorëve.

Megjithatë, Lajçak nuk ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me datën e këtij takimi.

Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme, asnjë palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje.

Po punojmë me Kosovën dhe Serbinë që procesi të përshpejtohet. Ajo është pjesë e negociatave të Kosovës me BE-në dhe të Serbisë me BE-në, pra i shtohet i rëndësia.

Jemi marrë vesh për një datë për takim, por nuk dua ta bëj të ditur datën do ta kuptoni ditëve në vijim.  

Ai tha se një çështje e rëndësishme është se si të zhbllokohet zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e raporteve dhe lidhur me këtë kanë pasur bisedime në detaje me Bislimin.

Lajçak është pyetur edhe rreth protestës së serbëve që kanë paralajmëruar se do ta nisin sot në pikat kufitare me Kosovën, në pjesën serbe.

“Shpresoj të mos ketë bllokim, sepse ka impakt negativ në lirinë e lëvizjes dhe jetën e njerëzve”, tha ai.

Vizita e emisarit të BE-së në Kosovë synon përgatitjen e një rundi të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy