
Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra e drejtoreshës së TOB, Abigeila Voshtina.
Nuk dihen arsyet e shkarkimit të Voshtinës, e cila qëndroi për afro dy vite në këtë detyrë.

"Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi", thuhet në VKM-në e firmosur nga zv.kryeministrja Balluku.



