Ish-Kryeministri Sali Berisha, pas përfundimit të një takimi të “Foltores”, ka deklaruar se Partia Demokratike do të bashkohet dhe do të shndrrohet në një forcë politike më të fortë se kurrë.
“Selia është e PD dhe nuk ka asnjë diskutim. Jemi në proces e sipër të të gjitha vendimeve që do merren dhe PD do bashkohet, do shndërrohet në një forcë politike që nuk e ka patur më të fortë Shqipëria ndonjëherë. Sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu por kjo nuk është normale”, u shpreh Berisha.



