Berisha: Brava dhe Alibasha dy pengje me të cilët s’mund të ketë asnjë negociatë

Berisha: Brava dhe Alibasha dy pengje me të cilët s’mund të ketë asnjë negociatë

Edi Rama sikur të mbledhë Bravat dhe Alibashët e Ballkanit, është absolutisht i pashpresë. Reagimi qytetar është i jashtëzakonshëm. Ajo çka duket është në këtë rast fenomeni i kupës.

Me të gjitha aktet e tij, vjedhjet e panumërta, qëndrimet antidemokratike, lidhjet me krimin, me drogën, kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron, Alibasha-Brava dhe me këtë start, sigurojmë shqiptarët se kjo do jetë pranvera e ndryshimit të madh.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, Berisha tha se veprimet e Edi Ramës ishin in-ekstremis, të njeriut të tmerruar, që rryma po e çon drejt McGonigalit, dhe që përpiqet të kapet në fije bari si Brava dhe Alibasha.

Edi Rama është i tmerruar dhe përdori si salvaxhente për të shpëtuar dy pengje të tij, Bravën dhe Alibashën.

Dy pengje të cilët kanë vendosur standardet më të ulëta të integritetit politik në tërë historinë politike të Shqipërisë post-diktatoriale.

Unë garantoj qytetarët shqiptarë se të gjitha përpjekjet e Edi Ramës, dhe në këtë rast të McGonigalit me fustan, që janë evidente, i ka pranuar vetë, ndërhyrje në gjykatë, do kenë si fund dështimin e turpshëm.

Këto janë arsyet e këtij starti entuziast, që do shndërrohet në cunam për të arkivuar monizmin e Edi Ramës dhe shërbimet ndaj tij të Lulzim Bravës dhe Alibashës.

Sipas tij, Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri që me pengjet nuk negociohet kurrë.

Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do ndodhë kurrë ndonjëherë. Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë Pazar me ne, dëshmojnë turpin e tyre. Ndaj Brava dhe Alibasha janë dy pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negociate.

Berisha akuzoi se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë autorë kryesorë të aferës së tmerrshme të djegësave dhe se kryetar është direkt Edi Rama, pasi ia dha Arben Ahmetaj.

Le të kontrollojë sënduqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton Edi Rama nga afera e djegësve. Të bëjë ç’të dojë, të kontrollojë kë të dojë. Ai është njeriu që mobilizoi qeverinë për një aferë të tmerrshme.

Erion Veliaj kreu krimin e shëmtuar duke firmosur në emër të gjithë këshillit dhe sot gjobit qytetarët me 18 euro për çdo ton.

Janë të zier në krim, janë të mbrujtur në krim, janë të pashpresë. Ndaj i bën këto.

Kontrollon shtëpitë vetëm për të shpëtuar nga inceneratorët. Se SPAK është shndërruar totalisht në repart të PS-së. Totalisht!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy