
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar sot me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Serbi, për të diskutuar për situatën në Veri të Kosovës.
Pas takimit në një status të shkurtër në rrjetin e tij social në Instagram, Vuçiç, ka bërë të ditur se i ka thënë ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, se paqja në Kosovë mund të ruhet vetëm nëse ka tërheqje urgjente të kryetarëve të sapozgjedhur të katër komunave Veriore të Kosovës si dhe të pjesëtarëve të Njësive Speciale të Kosovës.
Diskutova për ngjarjet aktuale në Kosovë me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë kundër komunitetit serb, gjë që na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon.
Kjo na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon. Tërheqja urgjente e kryetarëve të rremë të komunave dhe pjesëtarëve të të ashtuquajturave forca speciale policore të Prishtinës është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë dhe Metohi.
Në takim mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviç.
Për të tretwn ditë me radhë, serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave.



