Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton raportin për Kosovën

Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton raportin për Kosovën

Në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shefja e UNIMK-ut, Caroline Ziadeh, do të prezantojë sot raportin gjashtë mujor për situatën në Kosovë.

Raporti, që veç mbulimit të aktiviteteve të misionit të Kombeve të Bashkuara, përfshin edhe ngjarjet kryesore që kanë ndodhur brenda gjashtë muajve të fundit, nga 16 marsi deri me 15 shtator të këtij viti, prezantohet në përputhje me rezolutën 1244, me anë të së cilës Këshilli kishte dërguar misionin në Kosovë në vitin 1999 dhe kishte kërkuar raporte në intervale të rregullta për të kontrolluar implementimin e mandatit të vet.

Prezentë në këtë seancë do të jetë ministrja e Punëve të Jashtme te Kosovës, Donika Gërvalla, e cila do të paraqesë të arriturat e Republikës së Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshme si dhe perspektivën e vendit.

Në raport përmendet retorika e ashpërsuar mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përshkallëzimi i tensioneve në terren, duke aluduar natën e 31 korrikut, si arsye për mungesë të progresit në normalizimin e marrëdhënieve në periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2022.

Seanca paraprake ishte mbajtur më 20 prill, ku Kosova ishte përfaqësuar nga ana e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy