
Kryeministri Edi Rama pranoi gjatë konferencës së përbashkët për media me Albin Kurtin, se nisma “Ballkani i Hapur” nuk i bashkon dy qeveritë, por as nuk i ndan.
E vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por ama nuk na ndan. Në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme ky nuk është sekret, por këto këndvështrime të ndryshme nuk na pengojnë që në marrëdhëniet bilaterale të ecim përpara. Porosia ime për qeverinë që drejtoj është që çdo gjë që ne jetësojmë në Ballkanin e Hapur duhet ta jetësojmë dhe me Kosovën”.
Kryeministri Rama ironizoi ata që e cilësojnë si “vëlla të Vuçiçit”, duke u shprehur:
Për të ardhur tek pro serbizmi im, unë jam vëllau i Vuiqiqit…ju e dini këtë dhe e keni bërë status timin që unë jam vëllau i tij. Por përtej kësaj, këndvështrimi im është se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar aq më tepër në kontekstin e sotëm. E na duhet të bëjmë çmos të rrisim të gjitha ato mundësi që e integrojnë këtë pjesë të Evropës që jo pa arsye është më e prapambetura historikisht ë një nivel tjetër ndërveprimi ekonomik dhe shoqëror. Unë nuk hyj në administrimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.



