
Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit i ka bërë ftesë socialistit Fatmir Xhafaj të bashkohet me partinë e tij Lëvizja Demokratike Shqiptare për të përzënë “herësin e pështirë të Damian Bylykbashit.
Në fjalën e tij në Kuvend, Murrizi deklaroi se opozita dhe qeveria bëjnë sikur sulmojnë njëri tjetrin në sy të publikut dhe bashkëpunojnë për ndarjen e pushtetit.
“Zotin Xhafa e pashë dje në një dalje publike me fanellën e Michael Jordan, ke kontribute në PS, sa ta marrin vesh shqiptarët kush është Michael, kam frikë se do votojnë Majkon. Të ftoj të bashkohesh me Mulsim Murrizin, për t’ia prishur numrat e fanellave që shqiptarët ta kenë 100% listën e hapur, GJK e ka pranuar kërkesën tonë, të ftoj që t’i bashkohesh me të drejtë për të përzënë të gjithë ata herëzin e përshtirë të Damian Bylykbashit. Ftoj shqiptarët që më 25 prill, mjaft janë ngopur nga teatri i pështirë politik që këta janë kundra njëri-tjetrit. Sot e kësaj dite krismat e 97-ës ende nuk kanë dalë. Kanë rënë pre njerëz për teatrin politik”, tha Murrizi.
Në përfundim të fjalës së tij në Kuvend, Xhafa ka shkuar pranë Murrizit në Kuvend ku pas një bisede të shkurtër, i kanë dhënë grushtet njëri-tjetrit.
Në bisedë ka qenë i pranishëm edhe Ralf Gjoni, teksa shihet se ka qenë një bisedë e këndshme me të qeshura.



