Zgjimi i vonshëm kombëtar në Kosovë?/ Spahiu: E pavërtetë. Nexhip Draga ishte organizator i Kongresit të Manastirit

Zgjimi i vonshëm kombëtar në Kosovë?/ Spahiu: E pavërtetë. Nexhip Draga ishte organizator i Kongresit të Manastirit

A ka ndodhur zgjimi kombëtar në Kosovë më vonë sesa në trevat e tjera shqiptare? Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, i ftuar në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, e kundërshton këtë tezë dhe sjell argumente historike për të vërtetuar të kundërtën. Ai solli në vëmendje figurën e Nexhip bej Dragës nga Mitrovica, një prej veprimtarëve kryesorë të çështjes shqiptare në fund të Perandorisë Osmane, dhe theksoi se ai ishte organizatori i Kongresit të Alfabetit të Manastirit, edhe pse kjo nuk njihet sa duhet sot.

Ai shtoi se megjithëse Kongresi i Manastirit është financuar pjesërisht nga Perandoria Osmane dhe se abetarja e parë iu dërgua si dhuratë sulltanit, organizimi real dhe mbledhja e delegatëve ishte vepër e Nexhip Dragës.

Kryengritja e Hasan Prishtinës me 30 mijë në ndërkohë që në jug të Shqipërisë kishim çetën e Bekresh Cakranit, Mihal Gramenos, Cerciz Topullit. Kjo nuk tregon zgjim të votuar kombëtar në Kosovë.
Organizator i Kongresit të Manastirit ishte Nexhip Draga. KOngresine ka financuar sulltani me partqë e veta, Avdyl Hamiti, financim i Perandorisë Osmane, abetarja e parë i ishte dërguar Sulltanit si dhuratë. Vetë kryeministri asokohe i Perandorisë Osmane ishte shqiptar, Ferit Pashë Vlora pra, ishte edhe kontribut i tij. Por, organizatori, ai që mblodhi njerëzit, ishte Nexhip Draga.

Nëse lexojmë kujtimet e pjesëmarrësve dhe personalitete të asaj kohe, del se figura më e pakontestuar, del të jetë Nexhipi. Vetëm Hasan Prishtina në kujtime te tij shprehet me xhelozi, por pa asnjë argument, thjesht që e xhelozonte, në ndërkohë të tjerë si Mustafa Kruja, si politikani më i pjekur i kohës, të tjerët Hajredin Bej Cakrani, me respektin më të thellë flasin për të.

Nexhip Draga, bëri gjënë më sakrifikuese, ndërkohë që të gjithë këta politikanët kosovar, kur Kosova mbeti nën Serbi, erdhën  në Shqipëri dhe mbeten në Vlorë, Durrës e Tiranë, ai tha na ka mbetur populli atje, humbëm luftën, ulëm kokën, duhet dikush ti prijë ata atje. Dhe ai u kthye në Kosovë, ishte patriotizëm

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy