SHBA-të festojnë 246-vjetorin e pavarësisë/ Kim bën bashkë politikën shqiptare

SHBA-të festojnë 246-vjetorin e pavarësisë/ Kim bën bashkë politikën shqiptare

Ambasada Amerikane në Tiranë ka përkujtuar ditën e 246-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

 Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka bërë bashkë politikën shqiptare dhe jo vetëm, për t’iu bashkuar festimeve për këtë ditë të shënuar.

 “Teksa mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri këtë vit dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu kemi për të çmuar, ruajtur, mbrojtur, forcuar, dhe bashkëndarë demokracinë – demokracinë për të cilën secili nga popujt tanë – amerikanë dhe shqiptarë – kanë luftuar aq shumë. Unë shpresoj se do të vazhdojmë t’a nxisim njëri-tjetrin për ta kapur historinë, për ta jetuar dhe për t’i dhënë formë historisë sonë në mënyrën veprore – në Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri. Gëzuar! Edhe një qind”

Teksa e vendosi theksin te 100-vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, “le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu duhet të ruajmë, mbrojmë, forcojmë, ndajmë demokracinë – demokracinë për të cilën të gjithë popujt tanë, amerikanë dhe shqiptarë, kanë luftuar kaq shumë”.

“Shpresoj që ne do të vazhdojmë të inkurajojmë njëri-tjetrin për të kapur historinë, për të jetuar historinë tonë, për të formësuar historinë tonë në zërin aktiv, në Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri. 

Në përfundim të fjalës së saj Kim falënderoi të ftuarit për pjesëmarrjen, ku ngriti dhe një gotë për ditëlindjen e 246 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për 100 vjet të miqësisë së qëndrueshme amerikano-shqiptare.

“Dhe më e rëndësishmja, për të ardhmen! Gëzuar! Edhe një qind!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy