Bushati në Samitin e Londrës: Bashkëpunimi mes Ballkanit dhe BE, kusht për forcimin e sigurisë rajonale (VIDEO)

Bushati në Samitin e Londrës: Bashkëpunimi mes Ballkanit dhe BE, kusht për forcimin e sigurisë rajonale (VIDEO)

Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit Berlinit, si pjesë e Samitit të Londrës kushtuar Ballkanit Perëndimor.

Çështjet kyçe që u trajtuan gjatë takimit kishin të bënin me perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit si vlerë e shtuar ndaj sigurisë europiane, adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, rritjen e përkushtimit dhe hapjen e perspektivave ndaj gjeneratës së të rinjve si aseti më i madh i shoqërive të vendeve të rajonit, si dhe forcimin e angazhimeve të vendeve të rajonit ndaj demokracisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministri Bushati, gjatë fjalës së tij, vuri në dukje se, forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe BE-së për çështjet e sigurisë, si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë operacional, është kusht thelbësor për forcimin e sigurisë rajonale dhe adresimin me sukses të sfidave të përbashkëta në këtë drejtim. Vendet tona, theksoi shefi i diplomacisë shqiptare, gjatë viteve të fundit kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm drejt vendosjes së paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit të ngushtë rajonal, arritje këto që janë bërë të mundura edhe falë perspektivës së përbashkët europiane.

Procesi i Berlinit, theksoi Bushati, ka patur një rol shumë të rëndësishëm në këto arritje, duke bërë të mundur nga ana tjetër edhe rritjen e një ndjesie “pronësie” ndaj morisë së proceseve bashkëpunuese dhe integruese rajonale.

 Ndërkohë, ministrat e jashtëm të vendeve të BP, por edhe përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe Britanisë së Madhe si organizatorja e Samitit, rikonfirmuan jo vetëm mbështetjen pa ekuivoke ndaj avancimit të perspektivës europiane të rajonit, por edhe angazhimin e tyre për të forcuar parimin e gjithëpërfshirjes, për zhvillimin dhe shndërrimin e Ballkanit Perëndimor në një rajon të qëndrueshëm dhe të sigurtë, me mundësi të shtuara për zhvillim dhe prosperitet ekonomik, si edhe për një mirëkuptim dhe gadishmëri të shtuar për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe dhe tejkalimin e problemeve dhe trashëgimisë së të kaluarës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy