
Kryetar i Kuvendit, Gramoz Ruçi është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger. Në këtë takim Greminger ka përshëndetur rifillimin e Komisioni të Reformës Zgjedhore si dhe ka deklaruar se OSBE ka dhe dëshiron një bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë.
Sekretari i OSBE-së nuk ka harruar pa përmendur edhe aksionet politike në vend, ku ka deklaruar se reformat duhet të ecin me deputetët e rinj në Parlament. Në këtë takim është biseduar ndër të tjera për bashkëpunimin Shqipëri-OSBE për prioritetet e Presidencës shqiptare të OSBE-së në 2020.
Nga ana e tij, deputeti socialist Taulant Balla, u shpreh optimist nga takimi me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger.
"Patëm një diskutim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger mbi Presidencës shqiptare në 2020. Greminger përshëndeti ri-instalimin e Komisionit Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore për adresimin e rekomandimeve të ODHIR, ndërsa deputetët e rinj vazhdojnë të marrin vendet në Parlament,"-shkroi Balla.



