Rama: Së shpejti “Ligji i Vijës Bregdetare”, ndëshkim për shkelësit

Rama: Së shpejti “Ligji i Vijës Bregdetare”, ndëshkim për shkelësit

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria e tij do të hartojë një ligj për vijën bregdetare së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike.

Kryeministri Rama e ka bërë me dije lajmin përmes një njoftimi në Facebook, teksa ka publikuar pamjet e shembjes së një objekti të ndërtuar pa leje në Dhërmi.

Ai shprehet se operacioni do të vazhdojë pa toleruar askënd, ndërsa mes të tjerave thuhet se do të ndëshkohen.

Dhërmi – Operacioni “Bregdeti Ynë”. Rifillon aty ku u ndërpre në qershor për shkak të sezonit turistik, operacioni i pastrimit të bregdetit nga çdo ngrehinë abuzive apo abuzim me lejet e ndërtimit, për të cilat jo vetëm toleranca do të jetë zero, me shembjen e ndërtimeve pa leje, por do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, në bazë të normave të reja penale për shkeljet në ndërtim. Së shpejti edhe Ligji i Vijës Bregdetare, së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike.

Ditën e sotme një ndërtesë 5 katëshe u shemb nga IKMT me shpërthim të kontrolluar në Dhërmi, por firma e cila  e kishte në pronësi kundërshtoi vendimin pasi pretendonte se kishte leje nga Bashkia Himarë ndërsa shembja është firmosur nga dy inspektorë të arrestuar disa ditë më parë për shpërdorim detyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy