Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Ambasadorin e ri të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.
Në takim, Basha bëri një prezantim të situatës së rënduar në vend me theks të veçantë nevojën akute për garantimin e kushteve për zgjedhjet e ardhshme.



