Turistët italianë ikën pa paguar nga restoranti në Berat, kryeministrja Meloni shlyen detyrimet

Turistët italianë ikën pa paguar nga restoranti në Berat, kryeministrja Meloni shlyen detyrimet

Me porosi të kryeministres së Italisë Giorgia Meloni është shlyer fatura e papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit.

Kështu ka deklaruar ambasada italiane në Tiranë lidhur me episodin që u bë viral dhe ndodhi në të njëjtat ditë kur kryetarja e qeverisë italiane ndodhej me pushime në Shqipëri.

Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më. Lidhur me pagesën e llogarisë së restorantit në Berat, pagesë e cila nuk ishte kryer nga turistë italianë, saktësojmë se pagesa u bë me fonde personale të Kryeministres Meloni nëpërmjet Ambasadës e cila thjesht kreu pagesën materialisht”, thotë ambasada italiane përmes një postimi në rrjetet sociale.

Lajmi është raportuar po ashtu nga agjencia italiane e lajmeve "Ansa". Kujtojmë që videoja e publikuar fillimisht nga pronari i restorantit në rrjetet sociale mori jehonë në disa nga mediat kryesore italiane. 

Komentet ishin të shumta në rrjetet sociale, ku shumica e qytetarëve italianë qortonin sjelljen e bashkëkombësve të tyre, ndërkohë që komentuesit shqiptarë e konsideronin një episod të shkëptur, që nuk tregon asgjë mbi italianët në tërësi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy