Ish-deputeti demokrat Asllan Dogjani thotë se zhvillimet që po ndodhin brenda Partisë Socialiste tregojnë se po afron fundi i Edi Ramës.
Referuar zërave kritikë dhe qëndrimeve të Elisa Spiropalit, ai deklaroi për “MCN Informacion” se tashmë timoni ka humbur.
Kjo lloj lëvizje brenda partisë, duke i dalë ballë përballë, se PS ose këta që janë si sekt kanë pasur këtë maskën, dukej sikur PS ishte e konsoliduar, por ka qenë një sistem frike. Fakti që ka ardhur ky moment tregon se aty po lëviz diçka dhe ka ardhur fundi i Edi Ramës.
Timoni ka humbur, tani PS dhe kjo sfidë që i bëhet lideri autoritar tregon që timoni ka humbur, ka humbur dhe pasaporta europiane. Tepsia ka humbur dhe tani ka marrë një legen të madh për ta mbushur me paratë e korrupsionit.
Dhe kjo ka bërë që Erion Braçe dhe të tjerë brenda Partisë Socialiste, tregon se tashmë në PS do ketë zhvillime të jashtëzakonshme.
Në këto 12 vite Edi Rama ka punuar për të shkatërruar PD. Se lufta që është bërë për të shkatërruar PD, po të ishte punuar kaq shumë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, sot shqiptarët nuk do të ishin larguar kaq masivisht nga Shqipëria.
Edhe Elisa vetë fakti që një besnike e Edi Ramës del sot, tregon se edhe ajo e kupton që është fundi i PS dhe i Edi Ramës.



