
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken ku “dënon me forcë vendimin e Presidentit Putin për të njohur të ashtuquajturat “Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut” si ‘të pavarura’”.
Siç thamë kur Duma bëri kërkesën e saj për herë të parë: ky vendim përfaqëson një refuzim të plotë të angazhimeve të Rusisë sipas marrëveshjeve të Minskut, kundërshton drejtpërdrejt angazhimin e pretenduar të Rusisë ndaj diplomacisë dhe është një sulm i qartë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Blinken e ka dënuar aktin në formën më të prerë, duke theksuar se amerikanët, janë pranë ukrainasve.



