Kosovë/ Qeveria në detyrë miraton “Paketën Emergjente Fiskale”

Kosovë/ Qeveria në detyrë miraton “Paketën Emergjente Fiskale”

Paketa e Emergjencës Fiskale me një vlerë prej 179.6 milionë euro është miratuar nga qeveria e Kosovës për t’i ardhë në ndihmë disa kategorive shoqërore dhe bizneseve në kohën kur vendi po përballet me virusin Covid-19.

Mësohet se me anë të kësaj pakete pritet të mbështeten bizneset, pensionistët, kategori të ndryshme sociale, komunat dhe pagesat shtesë për punëtorët e administratës shtetërore.

"Me vendimin e aprovuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës është autorizuar Ministria e Financave dhe Transfereve që të miratojë kriteret, afatet, kushtet, mënyrën e zbatimit si dhe të gjitha specifikat tjera të nevojshme për zbatimin e tyre, sipas parimeve të menaxhimit të financave publike", citohet nga njoftimi i qeverisë.

Më tej, theksohet se ky vendim detyron të gjitha organizatat buxhetore/institucionet përkatëse për zbatimin e vendimit dhe të vendimeve që do të nxirren nga ministria për zbatimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy