Këtë të martë u prezantua projekti i qeverisë për të goditur krimin në bashkëpunim me ndërkombëtarët, e në këtë konferencë, ambasadori Donald Lu, teksa përmendi disa politikanë të lidhur me krimin, deklaroi se ka ardhur koha të goditen “peshqit e mëdhenj”.
Por sipas Zv.Kryetarit të LSI-së Luan Rama, ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, ashtu si gjithë shqiptarët, e di shumë mirë që ka përmenduar vetëm emrat e ushtarëve të krimit, dhe jo emrin e kumbarit të tyre, i cili është kryeministri Edi Rama.
STATUSI:
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu, duke folur sot në prezantimin e projektit “Forca e ligjit” në Ministrinë e Brendëshme, përmendi edhe katër emra si shembullin e lidhjes së politikës me krimin!
Mirëpo ai përmendi vetëm katër nga emrat e ushtarëve të krimit, jo të shefit të tyre, të atij që i mori emrat e krimit dhe i bëri emra politikë! Kush nuk e di që pas atyre emrave që përmendi ambasadori i nderuar nuk është kumbar kryeministri ynë?!....



