
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, thotë se është i papranueshëm sulmi i kreut të PL ndaj drejtuesit të SPAK. Beci tha se nëse Meta do të donte të kritikonte institucionin e akuzës, ka pasur plot kohë për ta bërë më parë.
Sa i përket sulmit, duhet ndarë në formë dhe përmbajtje. Përsa i përket pjesës së formës quhet sulm absurd. Në gjykatat shqiptare, herë pas here prokurorët janë intimiduar dhe kërcënuar. Rasti që ne flasim duhet ndarë nëse është personi nën hetim apo një politikan, të cilit nuk i janë prekur interesat personale por e bën për interesin e përgjithshëm.
Në rast se zoti Meta ka synuar ta sulmojë institucionin, ka gjetur kohë më parë. Do ishin emërtuar defektet që prokuroria ka pasur. E quaj të papranueshëm sulmin që i bëhet një prokurori. Ky i fundit përfaqëson republikën. Nuk ka lidhje personale Dumani-Meta që të kalohet në fyerje të këtij lloji.



