Politologu Ilir Kalemaj, për refuzimin e qeverisë shqiptare të çdo kërkesë për betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës dhe dritën jeshile për inagurimin e tij në Strasburg, thotë se Edi Rama është mundur dy herë politikisht nga Fredi Beleri.
Herën e parë kur u zgjodh si kryebashkiak, përkundër kërcënimeve live dhe mandej historia dihet, pa një dënim të formës së prerë iu mohua betimi.
Pasi u zgjodh në PE, mundoheshin përmes artificave që të pengonin betimin e tij formal në Parlamentin Europian, por edhe kjo ka rënë pas takimit të ministrave të jashtëm shqiptarë dhje grekë në samitin e NATO-s.
Duket se tashmë është duke dhënë drita jeshile pavarësisht se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do mbajë një takim sot pasdite, por duket se zoti Rama e ka marrë tashmë vendimin.
Beleri nuk është as i pari as i fundit që ka blerë ndonjë votë. Duket se ky është një lloj basti që ka vënë kryeministri për bashkinë Himarë.
Rama ka dhe një humbje të tretë politike, megjithëse përdori kartën nacionale për bashkinë Himare, që nuk është bashki me pakicë greke, sot jemi përballë faktit që të dy palët po kandidojnë me kandidatë të minoritetit, qoftë Vangjel Tavo dhe ai i opozitës Petro Gjikuria.
Nuk arrij të kuptoj se çfarë fitoi Rama me gjithë këtë betejë ndaj Fredi Belerit.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se ne i marrim vesh informacionet nga mediat në Athinë, ndërkohë që gazetarëve shqiptarë Drejtoria e Burgjeve i është thënë se nuk do jepet leja, ndërsa një gazetari tjetër pranë qeverisë i është thënë se Belerit do i jepet leja dhe se mbledhja e sotme është formale, pasi leja është dhënë.
Nga ana tjetër betejën për Himarën, Kalemaj e sheh mjaft interesante.
Flitej për djalin e Fredi Belerit, mandej duket një lëvizje befasuese, për një kandidat që i përket pakicës së minoritetit grek dhe ka bërë karrierë si sipërmarrës në SHBA dhe ka vendosur të rikthehet dhe kandidohet nga PBDNJ dhe opozita.
Sa i takon nismës së fundmi për një rezolutë të përbashkët të gjithë forcave politikë për ligjin e luftës me Greqinë, Kalemaj deklaroi se është absurde që një ligj lufte i cili nuk duhet të ekzistonte qysh në krye të herës, se Italia ishte vend i pushtuar nga Italia fashiste dhe nuk ishte vend pushtues i Greqisë fqinje në atë kohë, të vazhdojë të ekzistojë edhe pas rënies së komunizmit, ndërkohë që në 1987 ky ligj u abrogua nga parlamenti dhe nuk u botua në Fletoren Zyrtare.
Natyrisht kjo ka pasoja të menjëhershme te pronat të cilat shqiptarët e Çamërisë dhe jo vetëm nuk arritën dot që ti merrnin as nëpër gjykatat greke.
Gjithë kjo ka shërbyer për të mbajtur peng pronat. Është një çështje fondamentalisht politike që ka pasoja politike dhe ekonomike.
Më vjen mirë që më në fund politika shqiptare gjeti guximin për të bashkëpunuar për këtë çështje dhe të dalin me një rezolutë të përbashkët përtej sinorëve politike.



