Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin e mbajtur me kolegjin e kryetarëve theksoi se PD nuk ekziston për t’i shërbyer vetes së saj, por interesit kombëtar, njerëzve.
Ai veçoi faktin se në Kuvendin e 2 shtator, u morën vendime domethënëse dhe historike.
Mirënjohje për të gjithë ju për të mundësuar kuorumin e PD, por dhe për pjesëmarrje që dëshmon për rigjetje të besimit në strukturat drejtuese të PD. Është dhe një barometër i shpresave dhe pritshmërisë e vendosshmërisë së demokratëve për të lënë pas 2 vite tollovi dhe për të ecur para. Morëm vendime domethënëse dhe historike do thoja në Kuvendin Kombëtar. PD nuk ekziston për t’i shërbyer vetes së saj, por interesit kombëtar.
Në 2 shtator vendimet e Kuvendit janë të qarta, u morën vendime që të ndryshojmë e mos mbetemi në këtë hulli politike, që axhendën e bëjnë interesat e ngushta të një grupi që politikën e shohin si instrument përfitimi, pasurimi dhe imuniteti
Basha shtoi se në zbatim të vendimeve të Kuvendit sot mblidhemi në një trup përcaktuese për caktimin e agjendës së partisë.
Ai tha se nuk vëmendja e PD nuk do të jetë më tek ata që kanë mbetur mbrapa me axhendën e interesit personal, por tek qytetarët dhe beteja me qeverinë.
Do të lëmë pas dy vite tollovi dhe të ecim përpara me interesat më të mira të demokratëve dhe të shqiptare me mendje dhe zemra. Pjesëmarrjet në Kuvendet Kombëtare që për fat të mirë janë të dëshmuara nga media nuk janë thjesht mbledhje të delegatëve, mesazhet që jepen në fjalimet e delegatëve, po ashtu fryma që përçohet përmes pranisë së tyre është një tregues i qartë. Duke përsëritur dhe njëherë mirënjohje dua t'i drejtohem delegatë të Kuvendit të PD i falënderoj edhe njëherë për pjesëmarrjen vetëdijen politike dhe integritetin. Në themel të të gjithë kësaj qëndron një vetëdije e përbashkët se PD nuk ekziston për t'i shërbyer vetes së saj por për t'i shërbyer interesit të saj. Kjo vetëdije na ka mbajtur gjallë në furinë e goditjeve të njëpasnjëshme nga të tre këndet e kastës së vjetër politike që motiv kanë interesat e kësaj kaste politike të lidhura me interesat financiare dhe kriminale që po dalin e po shpalosen para botës si pasojë e hetimeve të strukturave të posaçme.
Jemi borxhli para demokratëve, mënyra e vetme për ta kthyer këtë borxh është duke qëndruar përballë në qeverisë, por edhe përballë një alternative realiste. Ky kontrast është i dukshëm sot e gjithë ditën. Vëmendja jonë nuk është dhe s’do jetë tek ata që kanë mbetur mbrapa me axhendën e interesit personal. Nëse harxhojmë kohë apo energji për tu angazhuar në këtë debat ku na provokojnë, atëherë i bie të braktisim betejën e vërtetë që nuk është me ta, por është për njerëzit. Sa më shumë kohë harxhojmë për njëri-tjetrin aq më pak do ngelë për njerëzit.



