Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore është ndërprerë, për shkak të tensioneve dhe kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës.

Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë mbështetës bllokuan mbarëvajtjen e Komisionit për Zgjedhoren duke bllokuar karriget e anëtarëve që do të merrnin pjesë.

Për pasojë deputetët socialistë u larguan nga mbledhja.

Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se në një mënyrë ose tjetër Reforma Zgjedhore do të ecë përpara.

Fatkeqësisht këtu edhe Bylykbashin nuk e kishin sjellë edhe Alibeajn nuk e kishin lejuar të vijë ndoshta për shkak të akteve të tyre vandale.

Opozita duhet të jetë e para e interesuar për të pasur një Reformë të tillë.

Reforma do ecë përpara, edhe nëse opozita nuk do të bëhet pjesë do të gjendet mënyra për ta çuar përpara.