
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se baza materiale për procesin e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki të vendit është shpërndarë plotësisht.
“Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka përfunduar në 942 Qendrat e Votimit të Bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, ndërsa në bashkinë Vorë janë shpërndarë pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik”, njofton KQZ.



