
Ndërhyrjen e vonuar në policisë në kaosin që u krijua sot në selinë blu, analisti Mustafa Nano e shpjegon me njëfarë kompleksi pas akuzave se janë në krahun e Bashës.
Ka një lloj mobilizimi a thua se po vijnë alienë. Ky njeri këtë gjë ka provokuar gjithmonë. Nuk ka bërë një protestë normale. Tani që ndërhyri policia ka pasur kompleksin e të qenit e akuzuar si bashkëpunëtore e Bashës. Edhe policia është e kompleksuar. Kjo i ka përndjekur dhe i ka kushtëzuar në sjelljen e vet. Basha duhej të njoftonte policinë. Nuk kishte pse shkonte në zyrë. Ishte organizuar një protestë.
Nano tha se protesta e sotme nuk ishte gjë tjetër vetëm përplasja e dy njerëzve që dhunën e kanë në mendësi.
Ka qenë një kacafytje gjelash, njëri mes foltores, tjetri nëpërmjet kryesisë. Asnjëri nuk ka manifestuar vullnetin për t’u ulur në tryezë.



