Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi në Elbasan me përfaqësues të familjeve të vjetra të qytetit, kërkoi pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas kryedemokratit ndryshimi vjen vetëm përmes votes dhe se zotimi i tij i parë është zgjimi ekonomik kombëtar, siç e quan ai që do të sjellë investime, vende pune dhe paga më të mira.
“Duke mos harruar zotimin parë që është zgjim ekonomik kombëtar. Vende pune, investime dhe paga më të larta është çelësi për të bërë të mundur gjithçka tjetër dhe zgjimi ekonomik kombëtar ecën paralel me rinisjen e asaj rruge, atë të anëtarësimit në be. Ju uroj nga zemra që këtë aspirimet ta ktheni në shpresë që e prek kudo, ta ktheni në një energji të papërballueshme duke dalë masivishit në kutitë e votimit. Ndryshimi vjen me votë. Pasivisht në kutitë e 25 prillit,” tha Basha.
Basha tha se vendosur që mos merret me deklaratat e Ramës jo sepse nuk di ti përgjigjet por sipas tij nuk dëshiron që ta kthejë në një betejë personale.
Sipas Bashës ka preferuar të qëndrojë në heshtje dhe të vazhdojë fushatën sepse nëse do të merrej do të ishte thjesht një humbje kohe.
“Po çmenden duke hedhur baltë mbi fushtën, kjo është simptoma e asaj që ka ndodhur këto 8 vite. E keni parë që nuk merrem me të. Ai kujton se nuk di ti përgjigjem. Unë di ti përgjigjem shumë mirë. Por kjo nuk është betejë e imja dhe e tij. Ai do ta kthejë në një betejë personale, do ta kthejë këtë betejë mes meje dhe tij, unë nuk i kam kthyer përgjigje se nuk dua të humb kohë. Koha e tij ka mbaruar. Kjo është betejë që shëndetësia shqiptare të funksionojë, kjo është betejë për të pasur një demokraci, për të rihapur rugën drejt BE e cila ka 8 vite na ësh bllokuar”- tha Basha.
Lideri i opozitës ka ftuar qytetarët e Elbasanit të shkojnë drejt kutive të votimit në 25 prill për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.



