PD nis turin kombëtar për rininë/ Basha: T'i rikthejmë shpresën Shqipërisë dhe të rinjve

PD nis turin kombëtar për rininë/ Basha: T'i rikthejmë shpresën Shqipërisë dhe të rinjve

Në një bashkëbisedim në selinë e PD-së, lideri i Opozitës Lulzim Basha ka shpalosur programin e partisë që ai drejton, përsa i takon rinisë.

Përkrah pranisë së kryetarit të forumit rinor të CDU, Junge Union, Tilman Kuban, Basha paralajmëroi nisjen e një turi kombëtar në të gjithë vendin, kiu në fokus do të jenë pikërisht.

 “Nga sot nis turi im kombëtar për Rininë. Ky vend e ka të gjithë potencialin për të mundësuar zhvillim e punësim, kryesisht për të rinjtë. Një klimë të mirë për biznesin dhe investitorët e huaj, një reformë në arsim ku në qendër të jetë studenti dhe e ardhmja e tij., Duhet një qeveri që të ketë vizionin dhe npasionin dhe tju vendosë ju në krye.

Ne e kemi këtë vizion. E kemi treguar se e kemi këtë forcë e pasion. Dua tju dëgjoj, vështirësitë tuaja, aspiratat tuaja. Jo vetëm do ta dëgjoj zërin tuaj, por ju do të jeni bashkudhëtarë në rrugëtimin tonë dhe në bërjen realitet të çdo zotimi dhe zotimi ynë kryesor është “Ti rikthejmë shpresën Shqipërisë, ti rikthejmë shpresën rinisë”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Ndërsa kryetari i Forumit Rinor të CDU-së gjermane, Tilman Kuban, tha se pavarësisht se negociatat nuk u hapën, Berlini e ka derën hapur për Shqipërinë duke e vendosur theksin te nëntë kushtet. "Ju jeni pjesë e Europës. Nuk ka asnjë vend tjetër në Europë ku 90 përqind e popullsisë thotë “po, ne duam të jemi pjesë e Europë. Unë e di se vendimi i Këshillit Europian shkaktoi shumë zhgënjim në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut dhe ë të gjitha vendet e Ballkanit së bashku. Por dua t’ju them: mos u dorëzoni!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy