Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Gazetar Arsen Rusta, bëri të ditur për MCN live se Bushi është thirrur pas kallëzimit të një qytetari ndaj tij për shtatë gjoba për ndërtim pa leje.
Kryebashkiaku Bushi ka thënë se isha kot isha për punë të tjera. Gjithsesi avokati i tij Detar Hysi ka shpjeguar se janë disa gjoba të vendosur nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Krujës, të cilat e kanë sjell kryebashkikakut në cilësinë e personit që ka dijeni, pasi janë ankuar qytetarët për shtatë gjoba që ka ndaj tij dhe për hetime që ka ndaj tij për shpërdorime detyre.
Gjithsesi mbetet sqarim nga SPAK dhe vet Bushi nuk dha sqarime pasi ka qëndruar 120 minuta në pyetje.



