
Këtë të mërkurë koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka dërguar emrat e kandidatëve të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit.
Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, e përbërë nga LSI dhe Partia Demokristiane ka kërkuar regjistrin e kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit, në KQZ.
Bëhet fjalë për regjistrimin e kandidatit të Shkodrës, Bardh Spahia dhe atë të Bashkisë së Lushnjës, Elton Bano. Këta kandidatë janë emra të dalë nga primaret e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Shtëpia e Lirisë” do të kandidojë në 6 bashkitë me këta emra: Elton Bano (Lushnje), Bardh Spahia (Shkodër), Premtim Kryemadhi (Dibër), Ardian Muka (Durrës), Hekuran Xhani (Rrogozhinë) dhe Lulzim Vrana (Vorë).




