Protesta e 7 korrikut/ A do të tentohet futja në Kryeministri? Flet Sali Berisha

Protesta e 7 korrikut/ A do të tentohet futja në Kryeministri? Flet Sali Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në konferencën e mbajtur sot për mediat lidhur me protestën që do të zhvillojë opozita më 7 korrik. Berisha tha se protesta nuk duhet të ndalet deri në realizimin e qëllimit.

Protesta duhet të jetë e atillë që s’duhet të ndalet deri në realizimin e qëllimit. Por cila do jetë kjo protestë që s’do ndalet do ta përcaktojë vetë protesta. U kam thënë mos harroni vetëm një parim, ky është një front, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë. Në lëvizje suksesi përcaktohet kur ti pranon që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin ty. Unë jam i gatshëm edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin”.

I pyetur nëse do të tentohet futja në Kryeministri, Berisha tha:

Qëllimi i protestës është të ngrejë shqiptarët në këmbë kundër një regjimi që ka futur duart e zeza në xhepat e tyre”.

Berisha u bëri thirrje deputetëve që janë pjesë e grupit Alibeaj që t’i bashkohen.

Deputetët të shkëputen nga Ali-Basha, i cili nuk është gjë tjetër veçse varianti bis i Bashës. I vetmi ndryshim është se Bashës i bënte ndonjë telefonatë Rama”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy